Gordana Siljanovska Davkova sërish dëshiron të jetë kandidate për president të shtetit nga radhët e VMRO-së

Para 1 vit

Në Konkursin publik të VMRO-DPMNE-së ku do të paraqiten kandidatët për president të shtetit, është paraqitur profesoresha Gordana Siljanovska Davkova.

Afati i konkursit përfundon sonte në mesnatë, ndërkaq Siljanovska Davkova tashmë ka paraqitur edhe planin, programin dhe numrin e nënshkrimeve të nevojshme për të kandiduar si president.

Megjithatë, vendimin final se a do të jetë ajo kandidati i VMRO-DPMNE-së për të parin e shtetit, do ta marrin delegatët në Konventën për zgjedhjen e kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Siljanovska Davkova ka qenë kandidate edhe në zgjedhjet e fundit për president, por u mposht nga Stevo Pendarovski./TV21