Një 28-vjeçar nga rrethina e Gostivarit është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.
Policia njofton se rreth orës 00:20 në rrugën “Major Çede Filipovski” është ndaluar E.S. (28) nga fshati Kalishtë, i cili drejtonte një “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit pa e fituar të drejtën për drejtim automjeti.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse.











