Trendy

Gostivar: Vajza e mitur parandalon sulmin fizik të babait ndaj nënës

Para 2 orë

Më 13 qershor 2026, rreth orës 12:45, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.B. (44) nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak lidhur me një rast të dhunës në familje, përcjell tetova1

Sipas informacioneve të policisë, rreth orës 11:55, në shtëpinë familjare, pas një debati të shkurtër, ai ka kërcënuar bashkëshorten e tij 37-vjeçare dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Sulmi, sipas denoncimit, është parandaluar nga vajza e tyre e mitur, e cila ka ndërhyrë në momentin e ngjarjes.

Po ashtu, në denoncim thuhet se i dyshuari prej një periudhe më të gjatë kohore ushtronte keqtrajtim psikologjik ndaj bashkëshortes.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet padi përkatëse.

Njoftimi i plotë i Stacionit Policor të Gostivarit:

“Më 13.06.2026 në orën 12:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.B. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:55 në shtëpinë familjare, pas një debati të shkurtër, ka kërcënuar bashkëshorten e tij 37-vjeçare dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por është parandaluar nga vajza e tyre e mitur. Sipas denoncimit, ky person prej një periudhe të gjatë kohore ushtronte keqtrajtim psikologjik ndaj bashkëshortes. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë padi përkatëse”, përfundojnë nga Stacioni Policor i Gostivarit./tetova1.mk

 

Trending