Kosova të mërkurën është përballur me një prej vendimeve më të rënda që nga përfundimi i luftës.
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shqiptuar gjithsej 81 vjet burgim ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Aktgjykimi i shkallës së parë u dha pas një procesi që nisi në prill të vitit 2023, ndërsa të akuzuarit ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi po ashtu me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet burgim derisa Rexhep Selimi me 13 vjet.











