Trendy

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

Para 34 minuta

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar para mediave.

 

“Sot, PDK, ka diskutuar situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës në Hagë. Është një konstatim i përgjithshëm se vendimi është i padrejtë, është i paqëndrueshëm, i pabazuar në fakte, është një vendim i cili e dëmton historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Një vendim i një gjykate e cila e ka devijuar komplet drejtimin e saj në raport me atë se çka është votu në Kuvend”, u shpreh Hamza.

Trending