Me të përfunduar ritualet fetare, haxhilerët nga Maqedonia që ishin nisur për në vendin e shenjtë u kthyen në vendlindje ku në aeroportin e Shkupit u pritën me lule nga familjarë e qytetarë të shumtë. Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga Maqedonia shkuan mbi dy mijë besimtarë, të cilët u nisën mes datave 4 dhe 10 qershor.