Maqedoni

“Himni në shkollat e mesme”, BDI: Sulm ndaj barazisë etnike dhe Marrëveshjes së Ohrit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 13, 2024, 01:12

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Amir Elezi në intervistën për Alsat disa herë përsëriti se propozim ligji për intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla, do të plotësohet dhe ndryshohet nëpërmjet amendamenteve dhe ky nuk do të jetë teksti final i ligjit. I pyetur përse është lejuar që të propozohet një ligj që më pas të bllokohet me amendamente apo përse zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, që figuron si përfaqësues në këtë ligj nuk është distancuar nga një propozim i tillë, Elezi këmbëngul se bëhet fjalë vetëm për propozim ligj i cili do të ndryshojë me amendamente.

“Më duhet të konstatojmë dhe të flasim drejtë dhe ta lexojmë drejt këtë që po ndodh sot. Atë që e thatë edhe ju, sot bëhet një propozim ligj që ka kaluar vetëm në leximin e parë, qe nuk domethënë se do të kalojë edhe do të votohet në Kuvend, shkaku se e dimë se duhet të kalojë edhe në leximin e dytë…
Çfarë nënkuptoni me këtë, ju po paralajmëroni bllokim, apo çka ?
Ka shumë hapësira dhe po bëhet debat në këtë kohë, dhe nuk duhet ta marrim të mirëqenë faktin se një lloj propozim ligji do të kalojë dhe do të jetë edhe efektiv. Është në pjesë të debatit mban hapësirë për intervenime dhe interpretime të ndryshme”, deklaroi Amir Elezi, Alternativa VLEN.

Nga ana tjetër, BDI ligjin për intonimin e himnit e quan përpjekje të qeverisë për të imponuar frymën anti Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet propozimeve ligjore që sipas tyre, synojnë krijimin e supremacisë etnike dhe minimin e barazisë multietnike.

“Këto dispozita përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominimin etnik, që bie ndesh me frymën dhe qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë. Këto ndryshime dëmtojnë jo vetëm kohezionin shoqëror, por edhe imazhin e Maqedonisë së Veriut në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, duke e kthyer vendin në një prej prioritetit të parë të Komunitetit Evropian për Menaxhimin e Krizave”, tha Diana Toska, deputete e BDI-së.

Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, që kaloi në lexim të parë në Komisionin Juridiko Ligjvënës parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit. Ministrja e Arsimit Vesna Janevska ka deklaruar se intonimi i himnit nuk është obligative dhe për këtë vendosin themeluesit e shkollave të mesme, në këtë rast, komunat. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_0961
Me pasaportë të falsifikuar tentuan të kalojnë kufirin, arrestohen dy turq në Aeroportin e Shkupit
IMG_0960
Në rajonin e Ohrit dhe Strugës rrugët janë vështirë të kalueshme
IMG_0954
Nga dita e nesërme vala e të ftohtit do të dobësohet, do të jetë në fazë të tërheqjes
bdi-vlen
BDI: Mashtrimi i madh i VLEN për Ballkanin e Hapur
IMG_8302
Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 64 centimetra
IMG_0896
Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale