Maqedoni

I gënjyen? – Nxënësit me arsim të mesëm fetar nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, përveç atyre fetare

Autori

Autori

Portali Tetova

August 2, 2024, 02:08

Nxënësit që përfundojnë arsimin e mesëm fetar nuk do të mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër përveç atyre fetare, pavarësisht vendimit nga Qeveria e kaluar që promovonte me pompozitet të kundërtën.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska sqaroi për ALSAT ngërçin e krijuar me këtë kategori nxënësish dhe theksoi se edhe për këtë vit të ri akademik, ligji është i qartë: pavarësisht idesë për futjen e lëndëve shtesë në të dhe ndryshimin e karakterit të saj, Medreseja nuk mund të trajtohet dhe të ketë statusin si shkollat e mesme apo gjimnazet e tjera në vend.

“Është firmosur dokument në të cilin medreseja duhet të shndërrohet në gjimnaz privat. Kjo, sërish nuk nënkupton se ato që do të mësojnë në shkollë fetare do të mund të regjistrohen në fakultete. Vetëm ata që do të përfundojnë gjimnazin katërvjeçar sipas programeve shtetërore të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të mund të regjistrohen në fakultete. Thelbi nuk është ta ndryshojmë karakterin, thelbi është të kemi shtet të organizuar. Vlerësoj se është masë populiste sepse nuk ka bazë ligjore që t’u thuhet atyre fëmijëve se munden. Pra, këtë vit ata që përfunduan shkollat fetare nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Më 26 mars të vitit 2024, kryeministri teknik Talat Xhaferi njoftoi me vendim të qeverisë se u gjet zgjidhje [për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” në fshatin Kondovë të Shkupit e akredituar me status të rregullt të gjimnazit]. Xhaferi u fotografua edhe me kreun e BFI-së Shaqir Fetai, i cili pati shprehur mirënjohje për këtë zgjidhje.

“Me këtë status nxënësit e Medresesë do të kenë të drejtë të regjistrohen në të gjitha universitetet e vendit dhe jashtë vendit. Bashkësia Fetare Islame konsideratën që pas shumë vitesh Medreseja “Isa beu” akreditohet. falënderime të veçanta Qeverisë me në krye kryeministrin Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri, Byronë për zhvillimin e arsimit me në krye Drejtorin Abdulfeta Fetai, etj. Urime nxënës, medresantë të respektuar!”, thuhej nga BFI.

Asokohe ishte theksuar se kërkimi i zgjidhjeve kishte nisur që nga koha kur vetë Xhaferi kishte qenë kryetar parlamenti, duke themeluar një grupi pune për aspektet ligjore të statusit të Medresesë Isa Beu dhe kategorizimin e saj si gjimnaz i rregullt./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?

Më shumë nga kategoria

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
IMG_1996
Ademi sfidon VLEN-in: Ju jap afat 48 orë të tregoni se cili është mekanizimi ligjor i cili do të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat
IMG_1992
Ademi: Jemi përballë një krizë të rëndë të bashkëjetesës, po kërcënohet e ardhmja dhe stabiliteti i shtetit multietnik
IMG_1957
Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet
IMG_1949
Balancuesi/ Arbër Ademi: Kushtetuesja e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit, na ktheu para vitit 2001
IMG_1948
Konstatimet e Antikorrupsionit për udhëtimin në SHBA, Mickoski: Biri im, të lutem të më falësh
IMG_1946
Dilema! Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri s’do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë që do të përurohet nga Erdogani

DIASPORA