Hoxha nga Kosova, Mulla Xhevat Kryeziu, ka shkaktuar reagime në rrjete sociale pas një deklarate të tij lidhur me identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Ai është shprehur se dëshiron të vdesë si shqiptar dhe jo si turk apo arab, duke theksuar se identiteti kombëtar i shqiptarëve duhet të ruhet mbi çdo ndikim tjetër. “Dua të vdes si shqiptar e jo si turk e arab. Feja e shqiptarit është shqiptaria”, është shprehur Kryeziu, deklaratë që ka nxitur diskutime të shumta në opinion.










