Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit të Nëndegës në lagjen Teteks, ku është bërë riorganizimi i strukturave partiake, përcjell tetova1
Sipas tij, në këtë kuvend është zgjedhur kryetar i nëndegës Imer Rexha, jurist i diplomuar dhe i punësuar në Doganat e RMV-së, i cili njihet edhe si aktivist i angazhuar i BDI-së.
Rexhepi theksoi se qëllimi mbetet forcimi i strukturave dhe përfshirja më e gjerë e
qytetarëve në vendimmarrje, duke krijuar hapësirë për kontribut dhe vlerësim për secilin.
Postimi i plotë i Rexhepit:
“Edhe në lagjen Teteks përforcojmë dhe riorganizojmë strukturat tona! 🤝
Sonte realizuam Kuvendin e Nëndegës Teteks, ku për kryetar u zgjodh Imer Rexha, jurist i diplomuar, i punësuar në Doganat e RMV-së dhe aktivist i dëshmuar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ndërtojmë një shtëpi të përbashkët, ku çdo zë do të dëgjohet dhe gjithsecili do të ketë mundësi të japë kontributin e tij dhe të ndihet i vlerësuar”, përfundon Rexhepi./tetova1.mk













