Maqedoni

IN Ansambli Muzikor – Tetovë ju fton në koncertin e paharrueshëm të fundvitit!

December 25, 2024, 03:12

IN Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Tetovë, me kënaqësi të veçantë ju njofton për Koncertin e Fundvititi, i cili do të mbahet më 28.12.2024 (e shtunë), me fillim nga ora 19:00, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë.

Në koncertin përmbyllës të realizuar në kuadër të Programit Vjetor të Ansamblit Muzikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Tetovë, do të interpretohen hitet më të mëdha pop nga artistë dhe bende të njohur si Sting, Michael Bublé, Tina Turner, Andrea Bocelli dhe shumë të tjerë, në intepretim të artistëve tanë të njohur: Fjolla Ibraimi, Leotrim Zejnula, Elita Ziberi, Shpëtim Mustafa dhe Vullnet Neziri, të shoqëruar nga orkestra profesionale nën drejtimin e dirigjentit Premtim Etemi.

Ushtruesi i detyrës drejtor i IN Ansambli Muzikor – Tetovë, fton të gjithë artdashësit e muzikës moderne në një ngjarje të paharrueshme muzikore në prag të magjisë festive që sjellin festat e fundvitit.

„Po bëjmë përgatitjet e fundit për Koncertin Përmbyllës të fubdvitit. Kemi përzgjedhur me kujdes një program, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë hitet më të njohura muzikore, në interpretimin e artistëve tanë, dhe talenteve të rinj që premtojnë shumë,“ deklaroi UD drejtori Ardian Ismaili.

Një ditë më parë, të premten, më 27.12.2024, në Shkollën Shtetërore të Muzikës „T.S. Tetoec“ – Tetovë, me fillim nga ora 20:00, Ansambli Muzikor organizon koncertin „Talentët e Rinj“, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj që kanë arritur suksese të mëdha në garat ndërkombëtare.

Orkestra profesionale do të jetë nën dirigjimin e Agona Çupit, ndërsa drejtues artistik dhe koordinator i projektit është pianisti dhe profesori i njohur, Shkëlzen Baftijari.

Në program do të interpretohen vepra të njohura nga kompozitorët e muzikës klasike, ndërsa koncerti do të shërbejë si një skenë ku artistët e rinj dhe premtues do të tregojnë dhe dëshmojnë aftësitë dhe virtuozitetin e tyre artistik.

Hyrja për koncertet është falas dhe të njëjtat janë nën patronazhin dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike