Trendy

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Para 2 orë

Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.

“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”,  deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X.

Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit.

Trending