Trendy

Irani publikon detaje të memorandumit me SHBA-në

Para 1 orë

SHBA do të heqë plotësisht sanksionet ndaj Iranit dhe do të paguajë reparacione si pjesë e kornizës së dakorduar për t’i dhënë fund luftës, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Esmaeil Baghaei e tha këtë në konferencën e përditshme për shtyp, duke ndarë disa nga përmbajtjet e marrëveshjes së arritur, sipas versionit iranian, shkruan skynews.

Çfarë parasheh marrëveshja, sipas pretendimeve të Iranit?

Fondet iraniane: Zhbllokimi i aseteve të Iranit dhe dëmshpërblimet e luftës janë dy prioritete të rëndësishme ekonomike në këtë memorandum mirëkuptimi, dhe SHBA angazhohet për zbatimin e tyre.

Sanksionet: Uashingtoni duhet të heqë të gjitha sanksionet primare dhe sekondare, si dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të gjitha kufizimet për shitjen e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane do të hiqen menjëherë me nënshkrimin e memorandumit.

Programi bërthamor: Detajet e këtyre çështjeve bërthamore dhe ekonomike do të finalizohen brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Ngushtica e Hormuzit: Sipas memorandumit, Irani do të garantojë sigurinë dhe kalimin e sigurt të anijeve në këtë korridor të rëndësishëm detar, në bashkëpunim me Omanin dhe në konsultim me palët e interesuara. Do të vendosen tarifa.

Libani: Ky vend përmendet tri herë në memorandum, dhe theksohet veçanërisht sovraniteti dhe pavarësia e tij territoriale.

Shkeljet: Nëse SHBA nuk i përmbush detyrimet e saj sipas marrëveshjes, Teherani do të marrë masa reciproke.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes dhe ka deklaruar se ajo do të nënshkruhet më 19 qershor (e premte) në Gjenevë të Zvicrës.

Trending