Trendy

Isa Mehmeti Luma – Shqiptari nga Tetova që po ndërton suksesin e tij në Toronto

Para 2 javë

Toronto, Kanada – Historia e emigrimit zakonisht shoqërohet me sfida, por për Isa Mehmeti Luma, nga Tetova, këto sfida janë shndërruar në mundësi. Isa, i cili u vendos në Toronto vite më parë, sot njihet si një figurë e respektuar në komunitetin shqiptar dhe drejton me sukses Shoeless Joe’s Sports Grill, një prej ambienteve të njohura të gastronomisë në qytet.

Shkollimin në Prishtinë z Isa nuk kishte  mundësinë të vazhdoj shkaku i UDBS të Tetovës të cilët e  intereguan për tre ditë me rradhë e duke i shpalosur disa vepra e këngë patriotike të cilat ishin dorëzuar nga një vajze shqiptare policisë sllave dhe i thonë që me këtë vepër dënimi me burg është 6 vite ose të punoj për të interfiltuar patriotët dhe shokët e tij me rradhë.

Esenca ishte që ai të punoj për UDB, por z Isa veproi me shum mençuri duke ju thënë më jepni dy javë kohë të kujtohem, ashtu që e shfrytëzoi momentin të arratiset në Kanada!

Pavarësisht distancës nga vendlindja, Isa ruan lidhjen me Tetovën dhe kulturën shqiptare. Në rrjetet sociale ai shpesh ndan momente familjare, traditë dhe vlera që i mban gjithmonë me vete, duke dëshmuar se rrënjët nuk harrohen asnjëherë.

Sot, ai përfaqëson shembullin e një shqiptari që me punë, vizion dhe këmbëngulje arrin sukses edhe jashtë vendit – një frymëzim për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Trending