Ish-presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, është liruar në arrest shtëpiak pasi ka deponuar garanci bankare në vlerë prej 500 mijë eurosh, përcjellë Tema.mk. Në arrest shtëpiak ndodhet edhe Muhamed Sejdini, i cili gjithashtu do ta presë fillimin e gjykimit jashtë paraburgimit. Për të është deponuar garanci në vlerë prej 1 milion eurosh.
Dy ish-krerët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) kanë deponuar garanci në vlerë totale prej 1.5 milion eurosh për t’u mbrojtur në liri deri në nisjen e procesit gjyqësor./Tema.mk/











