Trendy

Itali: Mbytet në lumë 10-vjeçarja nga Maqedonia – trupin ia gjetën mes shkëmbinjve pas 2 orësh kërkimesh!

Para 4 muaj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pranë qytetit Treviso të Italisë, ku një vajzë 10-vjeçare nga Maqedonia ka humbur jetën tragjikisht në ujërat e lumit Piave. Sipas raportimeve të mediave italiane, vajza ishte duke notuar bashkë me vëllezërit dhe motrat e saj kur, rreth orës 16:00 të pasdites, u hodh në ujë dhe nuk doli më në sipërfaqe. Rrjedha e fortë e ujit e tërhoqi dhe e zhduku nga pamja në pak sekonda.

Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë rreth 20 zjarrfikës nga njësitë speciale të Montebelluna dhe Treviso, përfshirë zhytës profesionistë, një dron kërkimi, një helikopter nga Venecia dhe forcat e Karabinierëve. Rrjedha e fortë dhe rreziqet natyrore e bënë operacionin jashtëzakonisht të vështirë. Pas një kërkimi dramatik që zgjati rreth dy orë, trupit i vajzës u gjet i pajetë mes shkëmbinjve të mëdhenj, në orën 18:30.

RAI News raportoi se mjeku i urgjencës në vendngjarje konstatoi vdekjen. Lajmi ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i bashkisë dhe zëvendësi i tij kanë shprehur ngushëllime të thella familjes dhe janë zotuar të ofrojnë çdo ndihmë të mundshme.

Një tragjedi që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe që kujton edhe njëherë rreziqet që fshehin lumenjtë, sidomos për fëmijët.

Trending