Bota

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 23, 2024, 12:04

Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik.
Por sa shqiptarë jetojnë në Emirate? Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai?

Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”.
Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.
Me një popullsi prej 3 milionë banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit.

Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta, shkruan LeCanton27.

Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.

“Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit. Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.

Ato janë të reja, të bukura, të kualifikuara ose jo të arsimuara. Pika e tyre e përbashkët është e qartë: Disa prostituojnë për të siguruar jetesën, shumica janë për t’u pasuruar lehtë dhe më shpejt. Numri i prostitutave është më i lartë nga vende si Rusia, Ukraina dhe Serbia.

Por nuk mungojnë as shqiptaret. Mësohet se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshne, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës. Në qershor 2023, Reuters publikoi një investigim të titulluar “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështetësin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”./ LeCanton27

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste