Kosove

“Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”, Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Nuk mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë…

February 8, 2025, 09:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për drejtuesen e emisionit Top Story, Grida Duma komentoi edhe deklaratat e Richard Grenell.
Ai tha se mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrëdhënie partneriteti duke theksuar se “jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”.

Kurti: Kurrë s’ka qenë pasaporta e Kosovës më e fuqishme, kemi liberalizim veç zonës Shengen, kush e mori grantin më të madh amerikan, qeveria jonë, kush po blen helikoptera, sistem antitank, qeveria jonë. Çfarë më të këqija?! Është vëzhgim sipërfaqësor.

Duma: Del Richard Grenell dhe thotë mashtron Albin Kurti, nuk ka pasur moment më të keq të marrëdhënieve me administratën Biden dhe Trump.

Kurti: Nuk janë marrëdhënie të këqija politike, janë partneritet, përpara kanë qenë ose armiqësi ose servilitet, unë jam për normalitet, partneriteti është normalitet, ne jemi miq edhe përkundër moskuptimeve, kurrë nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka tërë kohën.

Duma: Por jo të mos flasësh. Sot nuk keni komunikim.

Kurti: Nuk është e vërtetë, po lej këto broçkulla opozitare, ata shkojnë deri në Amerikë për të luftuar qeverinë Kurti, kjo tregon sa të dobët janë dhe sa i fortë jam unë.

Kurrë nuk kemi pas marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani, dua të mësohen njerëzit, nuk mund ta kem qëndrimin për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar siç e ka Brukseli dhe Washingtoni, unë e kam më të avancuar.

Duma: Është i avancuar një komb i izoluar?

Kurti: Po çfarë izoluar, ku e sheh izolimin.

Duma: Nuk ke më njohje të Kosovës, e fundit ishte nga Izraeli, kur qeveriste LDK.

Kurti: Kemi më shumë mbështetje marrim nga jashtë tani.
Top Channel

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!
kreshnik-bekteshi-780x439-1
Kreshnik Bekteshi e kalon natën në stacionin policor në Karposh, ende po merret në pyetje