Sadulla Duraku nga BDI, në Click Plus në TV21 tha se ideja e Frontit Europian daton shumë më herët, po që nuk është realizuar.
Si shembull duraku përmendi takimin në vitin 2007 që kishin në Turqi bashkë me Ali Ahmetin, ku sipas Durakut, partive turke në Maqedoni u është thënë që të bëhen pjesë e një koalicioni me BDI-në, por që po këta parti, sipas Durakut ndërruan mendje.
“Në 2007 ne kemi qenë në Turqi, unë, Ali Ahmeti, Aziz Pollozhani, Nevzat Bejta, kemi qenë edhe në takim te Erdogani, kanë qenë edhe turqit edhe u kanë thënë ju e keni vendin te Baba Ali, kur erdhën këtu, ndërruan, nuk erdhën, me zor nuk e marrim askënd”, tha mes tjerash Duraku.