KF Sharri dëshiron të falënderojë nga zemra të gjithë tifozët, përkrahësit dhe dashamirët e klubit që ishin të pranishëm dje në stadium dhe na mbështetën gjatë gjithë sezonit. Prania, përkrahja dhe besimi juaj kanë qenë forca jonë më e madhe në çdo ndeshje.
Jemi krenarë për rrugëtimin që kemi bërë së bashku dhe për momentet e bukura që kemi ndarë me ju. Çdo sukses i klubit është edhe sukses i tifozëve tanë besnikë.
Njëkohësisht, ju njoftojmë se KF Sharri ka marrë vendim që në sezonin e ardhshëm të tërhiqet nga garat zyrtare. Ky është një vendim i vështirë për klubin, por dëshirojmë t’ju falënderojmë për çdo mbështetje, brohoritje dhe emocion që na keni dhuruar ndër vite.
Me rrespekt
KF Sharri Gllogjë.










