Presidenti rus Vladimir Putin refuzoi te takohej me drejtorin e CIA-S, John Ratcliffe, gjatë vizites së ketij të fundit në Moskë më 25 gusht, pasi u informua për mesazhin që zyrtari amerikan kishte sjellë në Rusi.
Sipas një burimi pranë Kremlinit, të cituar nga media investigative ruse “Agentstvo”, Putin fillimisht kishte planifikuar një takim me Ratcliffe dhe kishte lënë kohë të posaçme në agjendën e tij. Takimi, megjithatë, u anulua pasi presidenti rus u informua për përmbajtjen e mesazhit t delegacionit amerikan.
Sipas burimit të cituar nga “Agentstvo”, Ratcliffe kishte mbërritur n Moskë me një mesazh ё i kërkonte Rusisë t’i jepte fund luftës sa më shpejt.
Pretendohet se pala amerikane e vlerëson situatën ushtarake dhe ekonomike të Rusisë si gjithnjë e më të veshtirë dhe se për këtë arsye Washingtoni kërkon një përfundim sa më të shpejtë t konfliktit.
(voxnews.al)











