Sot ka ndëruar jetë ish kryetari i parë i Tetovës në sistemin shumëpartiak, Shaqir Aliti.
Aliti si kandidat i PPD-së është zgjedhur kryetar i Tetovës në sistemin shumëpartiak dhe ka ushtruar postin e kryetarit në periudhën nëntor 1991 deri më shkurt të vitit 1997.
Me profesion ka qenë ekonomist dhe pas angazhimit në krye të Tetovës, vazhdoi bashkë me djemt e tij zhvillimin e biznesit privat
Shaqir Aliti ka jetuar me familjen e tij në fshatin Gllogjë.