Trendy

“Kam njoftuar Erdoganin dhe Netanyahun”, Trump: Pakti me Iranin është arritur, nënshkruhet gjatë fundjavës

Para 2 orë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se ka arritur një marrëveshje me Iranin, pavarësisht mohimit të mediave në Teheran.

Sipas Trumpit, është arritur një “marrëveshje e shkëlqyer” me Iranin dhe se ajo do të nënshkruhet ndoshta gjatë fundjavës. Ai theksoi se dokumenti ishte në fazën e tij përfundimtare dhe finalizimi ishte i mundur në ditët e ardhshme.

Trump shtoi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë pas nënshkrimit, i cili do të zhvillohet në Evropë me praninë e zëvendëspresidentit JD Vance. Presidenti amerikan shtoi se ka informuar Benjamin Netanyahun dhe Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Nga ana tjetër, Irani ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump se është arritur një draft marrëveshje mes palëve për t’i dhënë fund konfliktit.

Mediat shtetërore në Teheran kanë njoftuar se Irani ende nuk ka miratuar asnjë tekst për një marrëveshje me SHBA-në.

Sipas një “burimi të informuar” në Iran, nuk është miratuar asnjë tekst për memorandumin fillestar të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara. Burimi i brendshëm, që thuhet se është pranë ekipit negociator të republikës islamike, u distancua nga pretendimet e Presidentit Trump, raportoi agjencia e lajmeve Fars e Iranit.

Trending