Trendy

Kanabis në arë pranë Treboshit, policia ndërhyn dhe i asgjëson bimët

Para 5 muaj

Në një parcelë bujqësore përgjatë rrugës lokale që lidh Tetovën me fshatin Trebosh, policia ka gjetur bimë të dyshuara të llojit “kanabis”. Informacioni është konfirmuar nga SPB Tetovë, e cila ka vepruar pas një raportimi të marrë më herët gjatë ditës.

Zbulimi është bërë në një sipërfaqe prej rreth 500 metra katrorë, ku janë konstatuar disa bimë të dyshuara narkotike. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi hetimor, ndërsa për vlerësimin teknik është angazhuar edhe një agronom nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas vlerësimit profesional të agronomit, bëhet fjalë për bimë të vetëmbira, të rritura spontanisht dhe jo si rezultat i ndonjë aktiviteti të organizuar kultivues.

Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, bimët janë shkatërruar në vendngjarje, ndërsa rasti është dokumentuar për procedurat e mëtejme.

Policia vazhdon monitorimin e zonave të hapura bujqësore në rajon, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Trending