Po atë ditë, më 8 qershor në ora 17:43, në autostradën Tetovë–Gostivar, policia e komunikacionit ka ndaluar një 24-vjeçar nga fshati Pirok, V.M., i cili po drejtonte një veturë tip “Volkswagen Golf” me 162 kilometra në orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h. Pas ndalimit, i riu është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “ngasje të pamatur të mjetit motorik”.
Trending










