Trendy

Kasami: BDI 20 vite investoi në përçarjen e partive shqiptare, një kohë të gjatë do jenë në opozitë

Para 1 orë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në “Vetëm intervistë” në Kanal 5 ka thënë se në këto 20 vite BDI ka punuar se si ta përçajë kampin politik shqiptar se sa të zhvillohet si strukturë politike dhe të ofrojë zgjidhje të mira për qytetarët.

“Për këto 20 vite, BDI më shumë investonte se si ta përçajë opozitën tek blloku shqiptar. Tani kemi dy struktura politike me atë që u formua koalicioni VLEN edhe Ahmeti ishte i detyruar të bëjë koalicion të zgjeruar dhe të ftojë parti tjera politike nga bashkësitë tjera etnike si Front Evropian, poashtu edhe në zgjedhjet lokale. Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, shqiptarët shkojnë me 2 struktura politike”, ka thënë ai, duke shtuar se si ato ishin një kohë të gjatë në pushtet, një kohë të gjatë do jenë edhe në opozitë.

Duke folur paoshtu për rikonstruimin e qeverisë, ai tha se edhe Ministria e Kulturës ka qenë kërkesë e tyre për ta marrë drejtimin e saj.

“Sedat Sulejmani një kohë të gjatë është në ministri, mirë e di resorin dhe shpresojmë se do ketë sukses në ministrinë e Kulturës, në një situatë ku shteti investon para serioze në kulturë dhe duhet të kemi sukses”, ka thënë Kasami.

Trending