Lajme

Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raundin e dytë

April 24, 2024, 08:04

Mirëmbrëma Votues të Ndryshimit, votues të VLEN-it
Në fillim të fjalës sime, më lejoni të falënderoj të gjithë qytetarët që votuan sot kandidatin tonë presidencial.

Si fillim dua të theksoj, ne jemi fituesit e votës shqiptare. BDI-ja ka blerë votat e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore.


VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI, edhe me këto rezultate, nuk nxjerr deputetë shqiptarë.


BDI-ja me këtë sjellje e humb legjitimitetin politik të flasë në emër të shqiptarëve.
Prandaj, në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë. Do ta përmbysim me mjete demokratike rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale.
I përgëzoj votuesit dhe aktivistët e VLEN për votën dhe punën dinjitoze dhe vullnetin e shprehur lishëm, që treguan se ne jemi një opsion demokratik që vlerëson vlerat e BE-së.
E rëndësishme të kuptohet se edhe ky rezulltat po të përkthehet në mandate deputetësh është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh për NDRYSHIM , ne do ta kthejmë këtë situatë në fitore të VLEN
BDI arriti të shkatërrojë mundësinë që presidenti i parë shqiptar të zgjidhet tash në vitin 2024. Nëse do të donin vërtet që presidenti i shtetit të ishte shqiptar, do të ishin koordinuar me ne për të patur një kandidaturë të vetme shqiptare. Përveç kësaj, BDI do të shkruhet me shkronja të zeza në historinë e re politike si një parti që punon kundër çështjes shqiptare për hir të mbrojtjes së kriminelëve nga radhët e saj, pa hequr dorë nga të gjitha metodat kriminale.


Ia VLEJTI sot dhe do ia VLEN edhe më shumë me 8 maj!

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler