“Sot me banorët e fshatrave të Malësisë së Tetovës si dhe Bashkësitë Lokale filluam një debat publik shumë të rëndësishëm për propozim-buxhetin e Komunës për vitin 2025. Për një javë rresht, do të dëgjojmë kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve, shoqatave, organizatave jo qeveritare si dhe sektorit civil për të siguruar që çdo fshat dhe çdo lagje e qytetit të jetë e përfshirë në zhvillimin dhe investimet që planifikojmë për vitin e ardhshëm.
Në këto diskutime, fokusi do të jetë tek investimet që do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe mundësive për të rinjtë. Transparencë dhe angazhim për të siguruar që çdo denar i buxhetit të shpenzohet në mënyrë të drejtë dhe përfitueshëm për shoqërinë.
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj dhe angazhimin që keni në përmirësimin e jetës në Malësi. Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin që e meritojmë” – ka shkruar Kasami. /tetova1/