Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se gjatë vitit të parë të bashkëqeverisjes me koalicionin VLEN, janë realizuar investime të rëndësishme që kanë filluar të sjellin vende të reja pune dhe përmirësim të jetës për qytetarët në të gjithë vendin.
Sipas tij, qeveria ka ndihmuar konkretisht bizneset dhe ka tërhequr investime të huaja në zonat industriale, ku dhjetëra kompani tashmë kanë nisur ose paralajmëruar projekte, të cilat pritet të krijojnë qindra vende pune për qytetarët.
Ai nënvizoi se investimet dhe politikat e barabarta të qeverisë VLEN janë dëshmi se me një vizion të qartë dhe angazhim të sinqertë, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja gjithëpërfshirëse janë të realizueshme.
Trending










