Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Tetovës, kompanisë Saubermacher dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mbetjeve.
“Sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tetovës, kompanisë Saubermacher dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të mbetjeve.
Ky partneritet do të kontribuojë në promovimin e ekonomisë qarkore, edukimin mjedisor dhe përfshirjen aktive të të rinjve në proceset e tranzicionit të gjelbër!”, shkruan Kasami.










