Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami bashkë me kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun vazhdojnë me punimet në terren.
“Punët janë prioriteti ynë prandaj angazhohemi maksimalisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Andaj, sot bashkë me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe deputetin e zonës Adnan Azizi qëndruam në 📍fshatin Strimnicë për të ndjekur ecurinë e punimeve. 🚧Asfaltimi i rrugës është në proces e sipër dhe po punohet vazhdimisht.
Ata që nuk besuan se kjo rrugë mund të rregullohet tani vetëm munden të 😯shikojnë dhe të 🚗voziten në infrastrukturën e cila shumë shpejt do jetë gati për 🚦qarkullim!
Fjala fjalë, BESA BESË” – shkruan Kasami. /tetova1/