Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se Komuna e Tetovës është duke ofruar zgjidhje për çdo problem të trashëguar nga qeverisja lokale e kaluar, njofton gjurme.info.
Ai gjithashtu ka njoftuar se vazhdojnë punimet për ndërtimin e murit mbrojtës rreth lumit “Shkumbin”, hap ky që sipas Kasamit është i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve!
“Nga afër për të parë punimet e murit mbrojtës (major) rreth lumit “Shkumbin” si dhe kanalit të ujitjes për bujqit që në këtë pjesë të lumit sigurojnë ujitjen e tokave bujqësore! Puna po ecën mirë pa asnjë problem dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për deri në fund për qytetarët! Komuna e Tetovës është gjithmonë afër qytetarëve! Po ofrojmë zgjidhje për çdo problem të trashëguar!”, ka shkruar Kasami.