Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka informuar që gjatë qëndrimit të tij në Austi ka takuar kryetarin e Komunës së Hornit Gerhard Lentschig. Me çka ka theksuar se ky takim do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit për zhvillimin e Tetovës.
“Takimi me kryetarin e Komunës së Hornit Gerhard Lentschig, në Austri ishte shumë miqësor dhe i frytshëm. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes dy komunave, shkëmbimin e ideve që çojnë drejt realizimit të përbashkët të projekteve që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal të Tetovës dhe Hornit”, ka shkruar kryetari, Bilall Kasami.
Ai tutje ka shtuar se gjatë këtij takimi kryetari Gerhard ka falëndëruar diasporen shqiptare.
“Në anën tjetër Gerhard Lentschig falënderoi diasporën shqiptare për kontributin e çmuar në të gjitha proceset si lokale ashtu edhe nacionale”, ka përfunduar Kasami.





