Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritje të sinqertë, banorët e Treboshit, Pallaticës dhe Uzurmishtit kanë shprehur mbështetjen e tyre të palëkundur për lëvizjen politike VLEN. Me zemrat e hapura dhe shpresa në sy, ata kanë premtuar se më 8 maj do të votojnë për një të ardhme të sigurtë dhe prosperitet për të rinjtë dhe gjeneratat që do të vijnë.
“Falenderoj nga zemra për mikpritjen banorët e Treboshit, Pallaticës dhe Uzurmishtit. Të gjithë presin me padurim Ndryshimin, andaj më 8 maj e dhanë besën se do të mbështesin VLEN-in, për të sjellë të ardhmen e sigurtë për të rinjtë dhe gjeneratat e ardhshme” është shprehur Kasami.
VLEN është e ardhmja!
https://www.facebook.com/share/p/pkxYR9bgs8hNmBCR/?mibextid=xfxF2i