Këshilltarja e VLEN-it në Komunën e Çairit, Sara Vrenezi Arifi, ka reaguar ashpër ndaj situatës së mbeturinave në komunën shqiptare të Shkupit, duke akuzuar direkt ish kryetarin e Komunës së Sarajit, gjegjësisht deputetin aktual të BDI-së, Blerim Bexheti, se përmes bashkëpunimit me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, po dëmton qëllimisht Çairin.
“Blerim Bexheti, armiku i heshtur i shqiptarëve të Çairit për inate të vogla politike, po i bën dëm të madh qytetarëve të kësaj komune shqiptare!” shkruan Arifi, duke theksuar se qëllimi i kësaj sabotimi është hakmarrja primitive dhe tradhtia ndaj interesave shqiptare.
Sipas saj, Bexheti, në vend se ta ndihmojë Çairin dhe Shkupin, përmes “kukullës së tij Danella Arsovska” dhe bashkëpunëtorëve të saj nga partia pro-ruse LEVICA, po e zhyt komunën në plehra dhe “erë vdekjeje”.
“Populli nuk është i verbër, e di kush po e helmon Çairin me dashje!” shtoi Arifi në reagimin e saj publik.