Aleanca për Shqiptarët në kuadër të koalicionit VLEN në qeverisjen e re do të ketë zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes dhe zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë.
Siç mësohet jozyrarisht për postin e zëvendësministrit të mbrojtjes është propozuar Elfete Ismaili nga Shkupi, ndërsa në postin e zëvendësministrit të bujqësisë, Flakron Bexheti nga Tetova.
Dy emrat e përmendur pritet që zyrtarisht të debatohen dhe të marrin dritë jeshile edhe në organet partiake. (INA)