Një kapitull i ri duket se po nis në karrierën e Stresit. Reperi shqiptar ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se disa prej këngëve të tij, të cilat prej kohësh nuk kanë mundur të publikohen për shkak të çështjeve teknike dhe procedurave kontraktuale me YouTube, më në fund do të jenë të disponueshme për fansat.
Këngët pritet të publikohen në orën 19:00, ndërsa lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër njoftim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.
Menjëherë pas publikimit të këtyre projekteve, Stresi ka paralajmëruar se do të marrë një pauzë të përkohshme nga muzika.











