Sport

Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 16, 2025, 10:01

Raportet në Itali dhe Francë theksojnë se Napoli është në kontakt me agjentin e anësorit kosovar, Edon Zhegrova, për mundësinë e një transferimi në Stadio Maradona, si zëvendësues i Khvicha Kvaratskhelia, ndërkohë që diskutimet për Alejandro Garnacho të Manchester United vazhdojnë.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport, Florian Plettenberg, si dhe Le Parisien dhe CalcioNapoli.it, Partenopei janë në kontakt me përfaqësuesit e Zhegrovës, por Lille aktualisht nuk dëshiron ta lejojë 25-vjeçarin të largohet në janar. Le Parisien, i cituar nga CalcioNapoli, pohon se tashmë ekziston një marrëveshje personale me Zhegrovën, por ende mbetet një hendek për t’u mbyllur midis dy klubeve.

Situata është e ngjashme për Napolin dhe Garnacho-n, i cili raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale me Partenopei, por ekziston ende një diferencë e konsiderueshme në vlerësimin që kanë dy klubet.

Skuadra e Antonio Kontes po kërkon aktivisht një anësor të ri për ta shtuar në radhët e tyre këtë muaj, pas largimit të Kvaratskhelias drejt Paris Sen Zhermeni.

Gjeorgjiani tashmë është larguar nga Napoli dhe pritet të përfundojë zyrtarisht transferimin te PSZH në ditët në vijim.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale