Maqedoni

Kolli i thatë merr hov në Maqedoni/ Nga 56 raste të regjistruara, 14 janë fëmijë nën moshën një vjeçare

Autori

Autori

Portali Tetova

February 21, 2024, 04:02

Fëmijët mbeten më të prekur nga kolli i keq. Kështu njofton kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive , Aleksandar Petliçkovski i cili njofton se deri më tani, janë regjistruar gjithsej 56 raste të reja. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 14 janë fëmijë nën një vjeç dhe nëntë janë nga mosha 1 deri në 4 vjeç.

Për dallim nga hera e fundit kur bëmë një përmbledhje të situatës epidemiologjike, tani ka edhe adoleshentë, fëmijë nga 10 deri në 14 vjeç e lartë por me siguri në javët në vijim do të ketë një ndryshim në këtë strukturë demografike të rasteve pozitive, pra presim tek të moshuarit ta konfirmojmë më shpesh këtë sëmundje. Por dua të theksoj sërish se shqetësimi ynë më i madh si sistem shëndetësor është parandalimi i përhapjes së infeksionit tek fëmijët, tek fëmijët e vegjël, sepse fëmijët deri në një vjeç janë më të prekurit, pra më të rrezikshmit për këtë. Sëmundje” – tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI.

Petliçkovski shtoi se për momentin vaksina për të rritur nuk ka, por se nga java e ardhshme pritet që të arrijnë.

“Vaksina për të rritur për momentin nuk ka, por jemi shumë afër ti marrim, mendoj se është çështje ditësh, sepse ka filluar procedura ka lajmërim se do të mbërrijnë shumë shpejtë dhe unë mendoj se nga fillimi i javës së ardhshme mund ti kemi këto doza. Ajo vaksinë për të rriturit është e njëjta vaksinë që rekomandohet për gratë shtatzëna”.

Siç bëri të ditur Petliçkovski tani më janë përgatitur të gjitha udhëzimet për procedura në kushte epidemike të cilat do të bëhen të ditura gjatë javëve në vijim. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA