Trendy

Konflikt në familje, 52-vjeçari dyshohet se i hodhi kafe të nxehtë bashkëshortes

Para 3 ditë

Një 52-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria pasi bashkëshortja e tij 40-vjeçare e ka denoncuar për një incident në shtëpinë familjare.

Sipas denoncimit, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, B.K. dyshohet se i ka derdhur kafe të nxehtë bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar djegie.

Policia e ka ndaluar 52-vjeçarin në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.

Trending