Për ligjin për gjuhët, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që ta marrin me gjakftohtësi ndërsa për Gjykatën Kushtetuese, tha që këtë ta sheh edhe si çështje politike dhe jo vetëm juridike dhe shtoi se, ligji për gjuhët buron nga Marrëveshja e Ohrit.
“Unë ftoj edhe institucionet edhe qytetaret që ta marrin me gjakftohtësi këtë punë, e ftoj edhe Gjykatën Kushtetuese ta sheh këtë edhe si çështje politike jo vetëm juridike për shkak se ligji i gjuhëve del nga MO që është shtyllë e këtij shteti. Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”, tha Izet Mexhiti.