Maqedoni

Kontrolluan nën tokë dhe mbi çati, përveç Policisë u përfshi edhe Ushtria – Këto janë detajet e fundit nga aksioni në pronat e Xhelal Bellanocës

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 16, 2024, 03:12

Forca speciale të policisë, pjesëtarë të ushtrisë, detektorë dhe qenë u shpërndanë në më shumë prona të Xhelal Ajetit, i njohur si Xhelal Bellanoca në Hasanbeg të Shkupit, shkruan Alsat.

Nuk munguan as ekskavatorët, që për orë të tëra gërmuan në pronat e Bellanocës.

Kërkimet përveç nën tokë, zhvilloheshin edhe mbi çatinë e njërit nga objektet në pronësi të Bellanocës

Nga objekte të pabanueshme, e deri te shtëpia ku jeton familja Ajeti. Të gjitha këto ishin shënjestër e kërkimit të policisë për orë të tëra. Policia bllokoi rrugët dhe për orë të tëra kreu kërkime në këtë shtëpinë e familjes së Xhelal Bellanocës.

Jozyrtarisht, Alsat mëson, se brenda shtëpisë së banuar ndodheshin gruaja, vajza, nusja dhe nipërit e Xhelal Bellanocës. Kërkimet u kryen prapa dyerve të mbyllura, ndërsa policia ka ndaluar familjarë të tjerë që deshën të vizitojnë anëtarët e familjes që gjendeshin brenda shtëpisë.

Prezenca e forcave të shtuara policore vërehej në më shumë lokacione në këtë rajon.

Grupi Bellanoca lidhet me tregtinë e narkotikëve, ndërsa kreu i bandës është i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit me gjithsej 11 vjet burg për trafikim të drogës. Grupi i Bellanocës njihet edhe për rivalitetin me grupin e Gërçecit dhe të Duqanxhikut.

Rivaliteti ka filluar në vitin 2010 ku kishte incidente të shumta, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara. Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të 2013-tës u vra, 46-vjeçari, Xhelal Ajeti, në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Vrasësi, i maskuar dhe me armë, pati hyrë në çajtoren e tij, duke e vrarë me 30 plumba Ajetin. Xhelal Ajeti, i njohur si Xhelal Bellanoca, asokohe ishte fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës. / Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur