Maqedoni

Kopshti zoologjik Shkup demanton se kanë ngordhur mbi 40 kafshë

February 20, 2025, 01:02

Kopshti zoologjik në Shkup demanton se kanë ngordhur mbi 40 kafshë. Siç informuan sot nga atje kanë 646 kafshë nga 91 lloje, për të cilat kujdesen kujdestarët e kopshtit të cilët profesionalisht e bëjnë punën e vet.

Shkresën drejt mediumeve, siç thonë nga Kopshti zoologjik Shkup, e dërgojnë me qëllim dhe shpresë se disa individë të caktuar do të ndalen me përhapjen e dezinformatave dhe të pavërtetave dhe me plasimin e informatave me qëllim që ta shqetësojnë opinionin.

“Për atë shkak dëshirojmë të njoftojmë për numrin e kafshëve të ngordhura, por edhe për numrin e kafshëve të lindura në vitet 2022, 2023 dhe 2024, sipas evidencës zyrtare dhe regjistrimit. Në vitin 2023 kanë lindur 40, ndërsa kanë ngordhur 10 kafshë, ndërsa në vitin 2024 kanë lindur 33 kafshë, ndërsa kanë ngordhur 15 kafshë. Numri i përgjithshëm i kafshëve të lindura për këto tre vite është 73, ndërsa i të ngordhurave është 25. Shumica e kafshëve të ngordhura janë individë në moshë të thyer. Me këtë numër zyrtar dëshirojmë t’i vemë fund dezinformatave për mbi 40 kafshë të ngordhura të cilat plasohen në opinion”, theksojnë nga Kopshti zoologjik.

Në shtetin tonë, siç theksojnë nga Kopshti zoologjik, ka edhe shumë institucione të cilat janë shtëpi e përkohshme apo e përhershme e kafshëve dhe njerëzbe, por asnjëra prej tyre nuk pritet dhe kërkohet, as ndërkaq ato e njoftojnë opinionin për çdo kafshë të ngordhur apo person të vdekur.

Nga Kopshti zoologjik Shkup publikisht iu bënë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, mediumeve, onstitucioneve dhe shoqatave në mënyrë të organizuar dhe me paralajmërim ta vizitojnë Kopshtin zoologjik dhe vetë të binden në mënyrën e kujdesit për kafshët dhe mirëqenien e tyre.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në