Nga Kopshti Zoologjik në Shkup njoftojnë se ka lindur një mëz poni në ambientet e kopshtit, përcjell TV21. Autoritetet shtojnë se kjo është lindja e 30-të në mesin e kafshëve në periudhë prej 30 ditëve.
“Sot në mëngjes na priti një gëzim i ri. Një bebe femër në mesin e kuajve poni. Në 30 ditët e fundit kemi rreth 30 foshnja të reja në Kopshtin Zoologjik të Shkupit”, thonë nga ZOO Shkup.
Por, në këtë kopsht së fundmi kishte edhe humbje. Kujtojmë se para një jave ngordhi jaguari femër që quhej Ines, pasi paraprakisht ishte diagnostikuar me kancer.
Shpjegim: MËZ m. Pjella e pelës; kalë i ri, pelë dy a tre vjeç