Trendy

“Korridori 8”, reagojnë LSDM dhe BDI për ndryshimin e qasjes së VMRO-së

Para 1 vit

LSDM dhe BDI reagojnë për ndryshimin e qasjes së VMRO-së lidhur me korridorin 8.

Nga LSDM thonë se VMRO-ja ndryshoi pllakën me ardhjen në pushtet, pasi sipas tyre, derisa partia e Mickoskit ishte në opozitë marrëveshjen me Behtel dhe Enkën e cilësonte si “krim historik”, ndërsa sot lavdërohen se realizimi i projektit është në të mirë të shtetit.

Nga BDI thonë se Korridori 8 mban vulën e tyre dhe u takon të gjithë qytetarëve, dhe për të njëjtin siç theksojnë, tashmë po konfirmohet se ka qenë projekt i drejtë dhe vizionar. /Alsat.mk

Trending