Kosove

Kosovë/ Kurti i propozon Osmanit që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2 shkurt

Autori

Autori

Portali Tetova

August 16, 2024, 09:08

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Presidencë propozimin e tyre se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e LVV-së, mirëpo nuk bëri të ditur se cila është data e tyre e preferuar që vendi të shkon në zgjedhje.

Megjithatë, Telegrafi ka mësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar datën 2 shkurt, si datën më të mirë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Data 2 shkurt, është propozuar vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin konsultativ që kishin mbajtur me presidenten Osmani, kishin propozuar datën 26 janar për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që kishte pasur me liderët e subjekteve politike kishte pohuar se janë brenda afatit të konsultimeve dhe se ligji parashikon katër data të mundshme për zgjedhjet: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt, pasi zgjedhjet mbahen vetëm të dielave.

Ndryshe, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë deklaruar se përgatitjet intensive për zgjedhje do të nisin sapo të caktohet data.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjet intensive për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve, në kuptim të realizimit të aktiviteteve sipas afateve të përcaktuara me ligj, pasi të caktohet data për mbajtjen e tyre. Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një vit zgjedhor, që nga fillimi i këtij viti, KQZ e ka orientuar punën në parapërgatitjen e shumë çështjeve që ndërlidhen me detyrimet ligjore të KQZ-së. Në këtë drejtim është harmonizimi i akteve nënligjore (Rregulloreve Zgjedhore) me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe zhvillimi i softuerit të KQZ-së, zhvillimi i të cilit është në përfundim e sipër dhe është mundësuar me mbështetjen e OSBE-së. Me anë të këtij softueri, do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”, kishte thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!