Maqedoni

Kovaçevski u kërkoi falje mediave për deklaratën e një dite më parë

Autori

Autori

Portali Tetova

February 21, 2024, 04:02

Edhe pse janë në bisedime të vazhdueshme me të gjitha partnerët e koalicinit LSDM-ja ende nuk ka vendosur se a do të shkoj me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kovaçevski njoftoi se po shqyrtohen të gjitha mudësitë. Në deklaratën për media nuk mundoi as kërkim falja për këtë të fundit.

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se LSDM-ja do të ketë lista të kandidatëve në të gjitha njësitë zgjedhore. Kovaçevski nuk e përjashtoi mundësinë që të shkohet me lista të përbashkëta me partnerët tradicional të koalicionit, por edhe me parti që janë pjesë e qeverisë, por që më herët nuk kanë koalicionuar me LSDM-në e për këtë po shqyrtohet mundësia dhe vazhdojnë bisedimet.

“Nuk e di se çfarë bëjnë BDI, megjithatë LSDM unë thash se do të ketë lista me kandidatë në të gjitha njësitë zgjedhore, ne tashmë kemi bisedime me partnerët tanë të koalicionit, gjithsesi se ka bisedime edhe me parti politike që tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicionit tonë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetareve për deklaratën e një dite më pare që kishte të bëj me mediat dhe reagimet e ditës së sotme Kovaçevski kërkoi falje duke u saquar kështu

“I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së dhe institucioneve të tjera dhe në vetë ngjarjen kam thënë se jam gati të kërkoj falje menjëherë, kërkova falje në vetë ngjarjen dhe ja ku kërkoj falje edhe sot. Me kryetarin e SHGM-së kam pasur një bisedë të gjatë në disa raste sepse ai është dëshmitari më i mirë i asaj që ka ndodhur deri në vitin 2016. E thashë që deri në vitin 2016 po ndodhte dhe nuk do të doja të shihja një kohë kur do të përsëritej. Nëse e shikoni të gjithë deklaratën, atëherë është shumë e qartë se çfarë kam thënë” – tha Kovaçevski.

Përndryshe, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënoi ashpër deklaratën e kryetarit të e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili akuzoi mediat se “vetë janë shitur dhe akoma po shiten” dhe se vendosen në shërbim të një partie politike. Shqetësime mbi këtë deklaratë të Kovaçevskit shprehi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.

ASHMAA paralajmëroi se politikanët duhet të tregojnë respekt të lartë për profesionin e gazetarit, në vend që t’i sulmojnë ashpër. Kurshe SHGM shprehi shqetësim serioz për deklarata të tilla që mund të interpretohen si ndikim dhe presion politik mbi lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale në periudhën parazgjedhore, veçanërisht ndaj servisit publik. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA