Trendy

Kryeministri kroat kritikon Serbinë për nderimet e bëra ndaj Mlladiçit: Fyerje ndaj viktimave

Para 44 minuta

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç kritikoi Serbinë gjatë fjalimit të tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke dënuar nderimet zyrtare që, sipas tij, iu janë bërë Ratko Mlladiçit.

 

Plenkoviç i cilësoi këto veprime si një fyerje ndaj viktimave dhe ndaj vendimeve të gjykatave ndërkombëtare. Ai theksoi se pajtimi në Evropë kërkon përballjen me krimet e së kaluarës, respektimin e viktimave dhe refuzimin e glorifikimit institucional të autorëve të krimeve.

 

Duke iu referuar të kaluarës së Mlladiçit, Plenkoviç përmendi bombardimet e qyteteve kroate, vrasjet e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës kulturore e industriale, ndërsa theksoi se mizoritë kulmuan me gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995.

Trending