Trendy

Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

Para 57 minuta

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë nën 100 dollarë për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Iranit zhvilluan në Nju Jork bisedime që ai i cilësoi si “shumë të mira” dhe “shumë produktive”.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i tregut, tregtohej rreth 98.41 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) ishte në rreth 95.21 dollarë për fuçi për kontratat e muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

 

Trump tha se takimi mes palëve zgjati rreth tre orë dhe se një tjetër takim pritet të zhvillohet së shpejti. Deklaratat e tij kanë shtuar pritshmëritë e tregjeve se, pavarësisht tensioneve, mund të ketë hapësirë për një zgjidhje diplomatike.

Trending