Trendy

Kryetari i Strugës uron Ditën e Verës….

Para 1 orë

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Ditës e Verës, duke përcjellë një mesazh shprese, gëzimi dhe optimizmi për ardhjen e pranverës.
Në mesazhin e tij nga Struga, ai thekson se kjo ditë simbolizon zgjimin e natyrës, rritjen e energjisë pozitive dhe fillime të reja për të gjithë.
“Sot natyra zgjohet, dielli ngroh më fort dhe zemrat mbushen me shpresë. Le të na sjellë kjo festë dritë, gëzim dhe fillime të reja. Ashtu si pranvera që gjallëron çdo cep të natyrës, uroj që edhe jeta jonë të mbushet me buzëqeshje, dashuri dhe ditë të bukura”, thuhet në urimin e kryetarit.
Mesazhi i urimit është publikuar edhe në gjuhën maqedonase, duke përcjellë të njëjtën frymë festive dhe urim për një pranverë të mbushur me shpresë, mirësi dhe ditë të bukura për të gjithë qytetarët.

Trending